Z Mobile Prishtina ka shënuar fitore bindës endaj Cherkaski Mavpyt në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve me rezutlat 92-82.
Prishtina e filloi shumë mirë takimin në një atmosferë të zjarrtë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve duke krijuar epërsi të thellë.
Megjithatë, mysafirët u rikthyen në fund të çerekut të dytë, duke zbutur disavantazhin dhe atë e zbutën tërësisht në çerekun e katërt me gjashtë pikë disavantazh.
Prishtina ishte e zjarrtë në fraksionin e fundit duke vulosur fitoren.
Dardan Berisha ishte mëi miri me 24 pikë e tri asistime, kurse tri double double regjistroi Kyan Anderson me 12 pikë e 11 kërcime, kurse Boukichou dhe Mayfield shtuan nga 15 e 19 pikë respektivisht.
Me këtë fitore Prishtina zë vendin e parë në Grupin D të FIBA Europe Cup pas ndeshjes së parë. /Telegrafi/