KB Prishtina ka pësuar humbje nga Kozuvi në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” me rezultat të thellë 92-65.
Skuadra vendase nuk arriti të bëjë ballë presionit të mysafirëve të cilët ishin më të mirë në secilin aspekt.
Më i miri ishte Aleksandar Yanev me 21 pikë dhe katër asistime.
Drilon Hajrizi dhe Jabarie Hinds shënuan nga 16 pikë për Prishtinën, por që nuk ishin të mjaftueshme.
Prishtina mbetet në vendine fundit në grupin e saj në Ligën Ballkanike, teksa ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Bashkimit.
Që Prishtina të kualifikohet, atëherë do të duhet që të mposhtë me 12 pikë epërsi Bashkimin të hënën dhe të fitojë ndaj Kozuvit në Gjevgjeli. Në të njëjtën kohë Prishtina duhet të shpresojë që Bashkimi humbë nga Teodo në javën e fundit dhe Kozuvi kundër Kumanovës një javë më parë. /Telegrafi/