Site icon Telegrafi

Prishtina deklasoi Vëllaznimin

Prishtina mposhti rivalin e vjetër me rezultat 4:1, edhe pse më shumë fat kjo fitore do të ishte edhe më thellë. Gjakovarët zhgënjyen dhe për asnjë moment nuk ishin të denjë duke dështuar në çdo repart.

Pesë mijë spektatorë u ndanë të kënaqur me lojën e nikoqirëve dhe golat që i panë ndonëse realisht kanë pritur të shohin me shumë nga Vëllaznimi.

Fitore shumë të rëndësishme shënoi Gjilani, i cili mposhti Lepencin 2:1. Mysafirët edhe pse avancuan nuk patën forcë që së paku të kthen me një pikë.

Gjilani me këtë fitore mbase ka rikthyer besimin e shumë luhatur duke u larguar së paku nga pozita e fundit e tabelën e klasifikimit.

Besa vazhdoi serinë e lojërave dhe rezultateve të mira. Pejanët mposhtën Trepçën 3:1, për tu pozicionuar në mesin e tabelës, ndërsa pas kësaj humbje xehetarët zbresin në pjesën e poshtme të radhitjes së skuadrave elite.

Trepça’89 mundi Drenicën me rezultat minimal 1:0. Më këto tre pikë mitrovicasit vazhdojnë ta mbajnë hapin me skuadrat pretenduese për titull, ndërsa përkundër humbjes Drenica la përshtypje të mirë.

Drita dhe Hysi ishin skuadrat e vetme në këtë xhiro të cilat shënuan fitore si mysafirë. Drita mposhti Lirinë në Prizren (3:2), ndërsa Hysi mundi KEK-un në Kastriot (1:0).

Pas këtyre humbjeve Liria dhe KEK-u vazhdojnë të mbesin shumë të rrezikuara, ndërsa Drita dhe Hysi mbeten në rrethin e skuadrave me synime të mëdha.

Rezultatet
Liria – Drita 2:3
KEK-u – Hysi 0:1
Prishtina -Vëllaznimi 4:1
Trepça’89 – Drenica 1:0
Gjilani – Lepenci 2:1
Besa – Trepça 3:1

Tabela
1. Prishtina        26
2. Drita              25
3. Trepça’89     22
4. Vëllaznimi     22
5. Hysi              18
6. Besa             17
7. Trepça          14
8. Drenica         13
9. Lepenci        13
10. KEK-u         10
11. Gjilani          10
12. Liria            10

/Telegrafi/

Exit mobile version