”Për ne është nder të luajmë me ekipin e Prishtinës. Këta futbollistë këtë e kanë punë, ndërsa për ne hobi. Gjithsesi jam i lumtur që isha sot këtu. Sa i përket ndeshjes në kemi punuar shumë dhe kemi ardhur për të fituar, por u pa që këta janë shumë më të fortë, shumë më të organizuar dhe me cilësorë”, tha futbollisti i Kosovës së Munihut, Fidan Mamaj.
Prishtina mirë e nisi takimin derisa iu kanë dashur vetëm 2 minuta për të ardhur te goli i parë, ishte Flamur Shala ai që hapi serinë e golave për Prishtinën. Në listën e realizatorëve për Prishtinën u shënuan edhe Berat Hyseni, Shend Kelmendi e Lorik Aliu që shënuan nga dy gola, ndërsa një e shënoi edhe mesfushori Qëndrim Jahjaj. Të vetmin gol për mysafirët nga Gjermania e shënoi Ylber Sahiti në minutën e fundit të ndeshjes.
“Ishte një ndeshe interesante për ne. Prishtina në çdo takim hyn me seriozitet në fushë edhe ne sot hymë për të dhënë më të mirën, por u pa që kundërshtari nuk ishte në nivelin tonë”, tha sulmuesi Berat Hyseni, që duket se tashmë ka hyrë në formën më të mirë të tij.
Për Prishtinën luajtën: Mushica, Thaçi, Gashi, Haxhaj, Miftari, Ahmeti, Jahaj, Aliu, Hyseni, Kelmendi dhe Shala. U aktivizuan edhe: Muqiçi, Llumnica, Begolli, Gent. Begolli, Krasniqi, Berisha, Kuka e Pira. Për Kosovën luajtën: Begisholli, Krasniqi, Mamaj, Salihaj, Neqka, Sherifi, Muji, Dragidella, Muji, Shala dhe Zeqiri. U aktivizuan: Sahiti, Ramadani, Salihi, Mehmeti, Gashi e Kirberi. /Zëri/Telegrafi/