Telegrafi

Prishtina beson në fitore kundër Pinar Karsiyakas

Z Mobile Prishtina do të luajë ndoshta ndeshjen e fundit në kuadër të FIBA Europe Cup.

Prishtinasit para shikuesve të vetë do të mirëpresin gjatë ditës së nesërme me Pinar Karsiyakan.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth KB Prishtinës

Para ndeshjes vendimtare, e cila në rast të fitores së prishtinasve, do të thotë kalim të grupit, kanë folur disa prej protagonistëve kryesor të bardhekaltërve.

Sot në konferencë për shtyp u paraqitën trajneri Damir Mulaomerovic, kapiteni Edmond Azemi dhe lojtari më i mirë në Kosovë, Dardan Berisha.

“Ftojmë të gjithë tifozët që ti përkrahin këta djem të mrekullueshëm, këtë qytet dhe këtë klub që po bën histori”, tha trajneri. Kapiteni Edmond Azemi u shprehë se “do të luftojmë që këtë ndeshje ta fitojmë dhe të ecim tutje”.

Ndërsa Dardan Berisha ka pohuar se “kjo është një ndër ndeshjet më të rëndësishme jo vetëm të klubit Prishtinas por edhe Basketbollit Kosovar në përgjithësi”. Pejani më tutje theksoi se me lojtarin e 6-të të klubit Plisat besojmë se do të japim maksimumin për fitore.

Kujtojmë se në takimin e parë, Prishtinasit nuk ka kishin arritur të përballojë Pinarin, e cila triumfoi me rezultat të thellë prej 107:85.

Ndryshe, “Plisat” kanë gjashtë pikë në renditjen tabelore dhe gjenden në pozitën e fundit. /Telegrafi/