Site icon Telegrafi

Prishtina bëhet me qendër moderne për të moshuarit

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti së bashku me ekipin e tij përuruan sot Qendrën e të Moshuarve, në objektin e renovuar ku dikur ishte Qendra nr.1 e Mjekësisë Familjare.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se një qendër e tillë është bërë për herë të parë në Prishtinë, si pilot-projekt, dhe nëse funksionon si ide do të hapen edhe dy të tjera.

“Ka kapacitet për 60-65 persona, dhe ka hapësira të ndryshme për pushim e socializim. Brenda qendrës janë edhe këndet e leximit, këndet e lojërave, këndet për punë dorë, këndet e pushimit, si dhe hapësirat e veçanta për përcjelljen e kanaleve televizive”, thuhet në komunikatë.

Që nga java e ardhshme, Qendra do të jetë e hapur dhe do të mund të shfrytëzohet nga të moshuarit.


Exit mobile version