Telegrafi

Prishtina barazon me Ferizajin

Dy anëtarët e Superligës, Ferizaj dhe Prishtina, kanë luajtur baraz (1-1), në stadiumin Ismet Shabani në Ferizaj, përcjellë Gazeta Sheshi nga sajti zyrtar i klubit prishtinas.

Fillimisht ishin udhëtuesit ata që kaluan në epërsi, pas një supergoli të realizuar nga Liridon Leci në minutën 22-të. Alo mbrojtësi prishtinas arriti të realizoj nga një largësi prej më tepër se 20 metra për ti zhbllokuar shifrat 0-1.

Një gol edhe më të bukur e realizoi futbollisti vendas Qerim Tershani një minutë para se të mbyllej pjesa e parë, deri sa qëlloi sakt nga gjuajtja e lirë.

Me shifra të barabarta u mbyll fraksioni i parë dhe i dytë i lojës, i cili u mbyll pesë minuta më herët se që duhej.