Telegrafi

Prishtina barazon me 89-shin, mbetet lider

????????????????????????????????????

Prishtina dhe Trepça ‘89 kanë barazuar pa gola në Pejë në kuadër të javës së 23-të.

Ndeshja nisi me shumë kujdes nga dy skuadrat që nuk arritën të krijonin shumë në 30 minutat e para.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Basid Khalid i cili pas nj harkimi të Hoxhës nuk arriti të gjuajë me kokë.

‘Minatorët’ u kundërpërgjigjën me Hajdarin në minutën e fundit të pjesës së parë, por Visar Bekaj ishte në vend.

Në pjesën e dytë skuadrat provonin më shumë.

Mustafa tentoi me një goditje të fortë nga jashtë zonës, por pa sukses.

Hoxha depërton bukur nga e majta, por pasimi i tij nuk shfrytëzohet nga sulmuesit  Prishtinës.

Prishtina mbeti me një lojtarë më pak kur Mankenda u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën e 60-të pas dy të verdhëve.

Khalid kishte rastin më të mirë në ndeshje, por para portierit Hajdini u tregua shumë i ngathët në minutën e 65-të.

Deri në fund të dy skuadrat provuan, por nuk arritën të marrim më shumë se nga një pikë.

Prishtina mbetet lider me 43 pikë, ndërsa 89-shi ka 35 pikë. /Telegrafi/