Site icon Telegrafi

Prishtina barazoi me Flamurtarin

Prishtina dy herë ishte në epërsi, por në të dy rastet Flamurtari arriti barazimin, madje kishte dy raste të volitshme edhe për fitore. Golin e parë për Prishtinën e shënoi Isuf Lllumnica në minutën 6, pas një veprimi të rrjedhshëm, ndërsa Flamurtari barazoi në minutën 18-të me golin e Milot Bislimit,

Në pjesë e dytë skuadrat pësuan ndryshime të shumta, ndërkohë që edhe gjatë kësaj kohe u shënuan dy gola në anë të kundërta. Së pari Gentrit Begolli në fillim të pjesës së dytë me gjuajtje nga vija e 16-shit shënoi golin më të bukur të ndeshjes, dhe Prishtina kaloi në epërsi 2;1, ndërsa nuk vonoi shumë e pas një veprimi të mençur të kuqezinjve, Jahir Shjarina në minutën 52-të e zuri në gjumë mbrojtjen e Prishtinës dhe nga afërsia barazoi rezultatin, raporton Zëri

Duhet thënë se skuadra e Flamurtarit la përshtypje solide kur dihet se përbëhet kryesisht nga futbollistët e rinj. /Telegrafi/

Exit mobile version