Telegrafi

Prishtina – Ballkani, formacionet zyrtare të derbit të javës

Prishtina dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit janë nikoqir të kampionit aktual, por ndeshja do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Ismet Munishit vjen nga fitorja e madhe në udhëtim te Llapi dhe synon të vazhdoj formën pozitive për të qëndruar brenda objektiva në top katërshe.

Në anën tjetër, mysafirët vijnë nga barazimi me Dukagjinin, por duan rezultat pozitiv për ta rritur epërsinë me ndjekësit në krye të tabelës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Prishtina: Kolaj; Bytyqi, Useini, Pllana, Mici; Hamiti, Pefqeli; Prapashtica, Krasniqi, Kryeziu; Blesa

Ballkani: Luljanovic; Jashanica, Dellova, As.Thaqi; Ar.Thaqi, Kuc, Emerllahu, Potoku; Korenica, Gripshi; Rrahmani

/Telegrafi/