Telegrafi

Prishtina arrin marrëveshje me agjensionin ‘Lidra’ për shitjen e biletave si vendas

Agjensioni “Lidra” nga tani e tutje do të jetë shitës i biletave të ndeshjeve të Prishtinës, kur luan në shtëpi.

Prishtina ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me një agjensi për shitjen e biletave dhe këtë e ka konfirmuar me anë të faqeve zyrtare.

Postimi i Prishtinës pa ndërhyrje:

Biletat e ndeshjeve i ndahen agjensionit “Lidra”

Katër punkte të shitjes së biletave

Prishtinë, 12 shtator 2019 – FC Prishtina dhe agjensioni për marketing, “Lidra”, kanë arritur marrëveshje njëvjeçare për distribuimin e biletave për ndeshjet e FC Prishtina.

Biletat për ndeshjen me Llapin (3 euro: Lindje dhe Veri për tifozët mysafir; 5 euro në Perëndim, 15 euro VIP), dalin në shitje në ditën e ndeshjes nga ora 13:00, në katër punkte të caktuara, si para zyreve të klubit (tribuna jugore), sheshi “Zahir Pajaziti”, para pallatit të sporteve dhe pranë Ambasadës së Kroacisë (te kafet e vogla).

Për numër kontaktues: 045 88 77 88; 044 55 88 22

Tashmë agjensioni “Lidra” ka filluar shitjen e biletave për ndeshjen me Llapin e cila zhvillohet sonte nga ora 19:00 ndërsa punktet e shitjeve janë parë në disa pika.

/Telegrafi/