Site icon Telegrafi

Prishtina aranzhon miqësore kundër Sivassporit

“Në fillim të muajit shtator do të luajmë ndaj Sivassporit në Prishtinë. Për detajet tjera dhe datën opinioni do të njoftohet me kohë. Me Sivassporin do të luajmë edhe ndeshjen kthyese”, deklaroi drejtori i Prishtinës, Sokol Krasniqi për Arenën. Ai bëri me dije se shtabi teknik me në krye Bylbyl Sokolin po negocion me klube shqiptare të Shqipërisë e Maqedonisë, për miqësore tjera. “Trajneri ynë dhe Bordi i klubit po bisedojnë me Kukësin, Shkëndijën e Renovën, për të luajtur miqësore me ta”, shtoi Krasniqi për gazetën.

Në anën tjetër, Sokoli konfirmon se miqësoret në fjalë do të luhen dhe do të jenë ardhje-vajtje. Ai më parë ka drejtuar dy skuadrat nga Maqedonia, Renova e Shkëndija, kurse me Kukësin ishte këtë verë në bisedime. “Ende nuk i kemi caktuar datat, por ndeshjen do të luhen së pari në Prishtinë e më pas në Kukës dhe Tetovë”, bëri me dije Sokoli. /Telegrafi/ 

Exit mobile version