Klubi i futbollistik i Prishtinës shumë shpejtë mund të bëhet pjesë e një prej asociacioneve më të mëdha në botë.
Bëhet fjalë për ECA-n, e cila është Asociacion i Klubeve të Evropës, në të cilën bëjnë pjesë mbi 230 klube evropiane.
Kështu së paku ka bërë të ditur klubi prishtinas përmes rrjetet sociale teksa ka dhënë edhe detaje rreth takimit të presidentit të ekipit, Remzi Ejupit me drejtuesit e shoqatës.
“Kryetari Remzi Ejupi sot priti në takim shefin e punëve të klubeve të European Club Association, Olivier Jarosz, i themeluar më 2008 nga Andrea Agnelli, pronar i Juventusit. ECA është pasardhëse e ish-grupit të klubeve, e njohur si G-14. Në takim u fol për mënyrën e bashkëpunimit, për detyrimet e asociacionit në fjalë karshi klubeve dhe anasjelltas”.
“Thjesht edhe një përvojë tjetër e madhe, sidomos në aspektin organizativ të klubeve dhe legjislacioneve juridike të sportit në federatat e shteteve evropiane dhe programeve të ndryshme të bashkëpunimit. FC Prishtina do të jetë së shpejti anëtare e grupimit më të madh të asociacioneve të klubeve në Evropë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Prishtina po vazhdon të përforcohet me lojtar të rinj për sezonin e ri të Superligës së Kosovës. /Telegrafi/