Legalizimi i pronave ka pas shumë pak aplikues në krahasim me pritjet që ishin. Përfaqësues të komunës së Prishtinës, thonë se janë të shqetësuar me numrin e vogël të aplikantëve.
Procesi i legalizimit të pronave, ka përfunduar më 16 mars të këtij viti, dhe në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit numri i aplikantëve ka qenë më i vogël, tha për KosovaPress, zëdhënësja e komunës së Prishtinës Miranda Mullafazliu
Duke paralajmëruar se ata që nuk aplikuan për legalizim të pronave do t’u rrënohen objektet, Mullafazliu i tha KosovaPress-it se këtë vit kanë aplikuar vetëm 761 qytetarë, ndërkohë që janë të trashëguara nga viti 2010 edhe 6 mijë aplikacione të tjera.
“Procesi i legalizimit në komunën e Prishtinës ka filluar me 16 shtator 2015 dhe është përmbyllur me 16 mars të vitit 2016. Në këtë periudhë në komunën e Prishtinës kemi pranuar 761 aplikacione derisa kemi pasur të trashëgu ara edhe 6 mijë aplikacione nga procesi i legalizimit nga viti 2010 të cilat do të trajtohen por që deri më tani nuk kanë marr asnjë vendim. Të gjitha këto 6 mijë e 761 lëndë do të trajtohen. Palët të cilët nuk kanë aplikuar për legalizim të objekteve sipas dispozitave ligjore në fuqi do të futën në listën e objekteve që duhet të rrënohen”, tha Mullafazliu.
Përndryshe, procesi i legalizimit të pronave të ndërtuara nga paslufta, e që nuk kanë leje, është përcjell nga një kampanjë e gjatë paralajmëruese me thirrje për aplikim. /Telegrafi/