Telegrafi

Prishtina, 51 milionë euro në 2010

Shpërndarja e buxhetit sipas sektorëve është si vijon, 58 për qind e buxhetit është caktuar për investime kapitale, 30 për qind për paga dhe mëditje, 7 për qind për mallra dhe shërbime, 4 për qind për shpenzime komunale dhe 1 për qind për subvencione dhe transfere.

"Është miratuar edhe propozimvendimi për rritjen e buxhetit nga të hyrat vetjake të Komunës së Prishtinës për vitin 2009. Të hyrat sipas Isa Mustafës kryetar i Komunës së Prishtinës, janë për 3 milionë euro më të larta nga sa janë planifikuar", thuhet ne komunikate. 

Gjithashtu në këtë mbledhje të asamblesë, këshilltarët më shumicën e votave kanë votuar pro miratimit të raportit të kryetarit për situatën ekonomiko-financiare dhe zbatimin e planeve investuese për periudhën janar-qershor 2009.