Site icon Telegrafi

Prishtina +5

Goli me vlerën tri pikë erdhi njëzet minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit nga Florim Berbatovci.

Trepça ‘89 ka luajtur baras, 1-1, në shtëpi të Vëllaznimit në Gjakovë. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, Shpëtim Idrizi i kaloi mysafirët në epërsi, ndërsa Emir Koliqi ia siguroi një pikë skuadrës nikoqire.

Nga ana tjetër, Drenica ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë duke mposhtur minimalisht Hysin. Hajvalia dhe Drita i kanë ndarë pikët (1-1).

Prishtina me këtë fitore ka tubuar 56 pikë dhe kryeson në tabelën e klasifikimit me pesë pikë diferencë nga Trepça ’89.

Java e 26-të në Raiffeisen Superligë:

Llamkos Kosova : Prishtina 0-1
Vëllaznimi : Trepça 89 1-1
Drenica : Hysi 1-0
Hajvalia : Drita 1-1

Të enjten takohen:
Liria : Trepça
Ferronikeli : Besa

/Telegrafi/

Exit mobile version