Site icon Telegrafi

Prishtina 277 të infektuar me COVID-19, nga 468 në gjithë Kosovën në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar raportin e testimeve për COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të cilit nga 468 raste në total, më shumë se gjysma e tyre rezultojnë të jenë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Sipas IKSHPK-jsë gjatë 24 orëve të fundit në komunën e Prishtinës janë regjistruar edhe 277 raste të tjera me COVID-19, kurse pas Prishtinës vijnë Fushë-Kosova me 25 raste, Peja me 22 dhe Lipjani me 21 raste.

Rastet e tjera pozitive janë në Gjakovë 20 raste, Prizren 18 raste, Drenas 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjilan 14 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Ferizaj 9 raste, Malishevë 8 raste, Obiliq 8 raste, Istog 7 raste, Kamenicë 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Podujevë 3 raste, Shtime 3 raste, Klinë 2 raste, Dragash 1 rast, Hani i Elezit 1 rast.

Që prej marsit, kur u paraqitën rastet e para me COVID-19, e deri më 6 dhjetor, në Kosovë janë regjistruar 42,805 raste me koronavirus. Prej tyre, 1,106 pacientë kanë vdekur dhe 28,504 janë shëruar.

Raste aktive vazhdojnë të jenë 13,195. /Telegrafi/

Exit mobile version