Prishtina 01 e ka fituar titullin kampion në Superligën e Kosovës në futsall.
Kryeqytetasit e fituan ndeshjen e tretë përballë Liqenit, për të fituar trofeun.
Përballja e parë shkoi për Prishtina 01, që kishte triumfuar përmes penalltive.
Në takimin e dytë, Liqeni e kishte barazuar nivelin e ndeshjeve të fituara në 1-1, ndërsa përballja e tretë do të përcaktonte fituesin.
Por, bardhëeklatrit ia dolën ta fitonin sfidën e tretë me rezultat 4-1, për t’u kurorëzuar kampion.
Ishte një dominim nga Prishtina 01 pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, dominim ky që rezultoi me fitoren e madhe të titullit.
Prishtina 01 bëhet ekipi i tretë në histori të skuadrave të kryeqytetit që e fiton titullin kampion, pas Bambo Prishtinës dhe Mabetex Prishtinës. /Telegrafi/