Klubi kryeqytetas, Prishtina 01 dhe ai nga Gjakova, Libruni, do të ndeshen mes vete në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futsall.
Prishtina 01 ka bërë një arritje të jashtëzakonshme duke kapur finalen e madhe të Kupës së Kosovës.
Kjo arritje e klubit kryeqytetas vjen vetëm gjashtë muaj pas themelimit të klubit nga disa djelmosha që ka vite që luajnë në sportin e futsallit.
Deri të finalja, Prishtina 01 erdhi pas fitores së thellë në udhëtim ndaj Vitisë me rezultat 7-2.
Në këtë fitore historike të skuadrës kryeqytetase, Shefki Kamberi shënoi tri herë, Oso Gjinovci dy herë dhe nga një herë Korab Muharremi dhe Agon Ramadani.
Në finalen e Kupës së Kosovës, bardhekaltrit do të ndeshen me klubin gjakovar, Liburni, të cilët fituan ndaj FC Prishtinë me rezultat 8-3.
Golat që e siguruan finalen e ekipit gjakovar u shënuan nga Ramadan Alaj (het-trik), Arbër Dobroshi (het-trik) dhe Mentor Mejzini e Halim Selmanaj nga një.
Dueli final i Kupës së Kosovës ndërmjet Liburnit dhe Prishtina 01 zhvillohet më 17 shkurt në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. /Telegrafi/