Site icon Telegrafi

Prishje kontrate apo pensionim? Vëllai i Ramosit sqaron të ardhmen e mbrojtësit

Vëllai i mbrojtësit të Paris Saint-Germain, Sergio Ramos, Rene ka konfirmuar qëndrimin e spanjollit të klubit francez, teksa ka shtuar se së shpejti do të debutojë.

Ramos erdhi në verë si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Real Madridin.

Megjithatë, mbrojtësi i njohur ende nuk ka debutuar shkaku i dëmtimit dhe e ardhmja e tij ishte shumë e përfolur.

Lexo po ashtu Sergio Ramos dhe nënshkrimet më të këqija të afatit të verës 2021

Disa thoshin se PSG do t’ia prishë kontratën dhe disa të tjerë se Ramos do të pensionohet.

Por, vëllai i Ramos, Rene ka konfirmuar se asnjëra nga këto nuk do të ndodh, pasi mbrojtësit spanjoll shumë shpejtë do të debutojë me PSG-në.

“Sergio do të luajë për PSG-në sa më shpejt që të jetë e mundur…”, ka thënë fillimisht vëllai i Ramosit, Rene për El Mundo.

Lexo po ashtu Mediat franceze raportojnë se PSG mund të shkëpusë kontratën me Ramosin

“Ai nuk do të pensionohet dhe as nuk do ta prishë kontratën”.

“Nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e Sergios”, përfundoi vëllai i mbrojtësit spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version