Site icon Telegrafi

Prishje e lokomotivës, treni Prishtinë-Pejë ndalon brenda tunelit në Ujmir

Treni i linjës Prishtinë-Pejë ka pësuar prishje mëngjesin e sotëm. Si rezultat i kësaj treni është detyruar të ndalet brenda tunelit në Ujmir.

Nga kompania “Trainkos” kanë bërë të ditur për Telegrafin se është prishur një lokomotivë.

“Një lokomotivë është prishur brenda tunelit në Ujmir, derisa ka shkruar lokomotiva tjetër dhe pastaj çdo gjë është kthyer në normalitet”, kanë thënë shkurt nga “Trainkos”.

Ndërkaq në media është raportuar se rreth 20 pasagjerë kanë qenë duke udhëtuar me tren në kohën kur edhe ka ndodhur prishja. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version