Site icon Telegrafi

Prishja e Koronarografisë lë në sallë të operacionit 10 pacientë (Video)

Nga 12 pacientë, në sa është dashur të intervenohet, mjekët në Kardiologji kanë arritur që vetëm dy intervenime t’i kryejnë sot. Kjo pasi që aparati i Koronarografisë ka pësuar defekte dhe atë gjatë intervenimit në një pacient.

Kjo ka bërë që stentimi të ndalet në Klinikën e Kardiologjisë, derisa drejtuesit e këtij reparti thonë se puna me këtë aparat po vazhdon të rrezikojë jetën e pacientëve.

Defektet me aparatin e vetëm të koronarografisë në QKUK dhe mungesa e ventilimit kanë krijuar një situatë ku vetëm 10 pacientë brenda një dite mund të trajtohen, derisa numri i atyre që kërkojnë këtë shërbim është i madh.

Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës ka ndarë një fond të veçantë për kardiologjinë për shërbim 24 orësh.

Por, në këto kushte, për shefin e njësisë koronare, Sami Gjoka, shërbimi 24 orësh është i pamundur në këtë klinikë.

Në vendimin e qeverisë thuhet se shuma e mjeteve të ndara për shërbimin e Kardiologjisë do të kursejë rreth gjysmë milioni euro nga fondi për trajtimin e pacientëve jashtë vendit.

Megjithatë, zëvendësministri Izet Sadiku ka thënë se këto mjete stafi i kardiologjisë do të fillojë t’i marrë pasi shërbimi të funksionalizohet 24 orë.

Exit mobile version