NASA shpreson se tualeti do të mund të ndreqet kur anija kozmike, Discovery, të zbresë në hapësirë javën e ardhshme, raporton gazeta Daily Telegraph.
Derisa njëri prej anëtarëve të ekuipazhit ishte duke përdorë një tualet të punuar nga rusët javën e kaluar, motori i fluturës ndaloi së funksionuari.
Që prej atëherë, pjesa që mbledh lëngjet e tualetit ka punuar herë po e herë jo. Për fat të mirë, pjesa që zbrazë mbeturinat është duke funksionuar si duhet.
Zyrtarët kinezë nuk e dinë shkakun e problemin, ndërsa ekuipazhi nuk ka qenë në gjendje ta rregullojë atë.
"Si çdo shtëpi kudo është e qartë rëndësia të kihet një tualet funksional”, ka thënë Allard Beutel, një zëdhënës i NASA-s.
Discovery është bërë gati për nisje të shtunën, derisa ajo do të bëhet bashkë me stacionin hapësinor në telashe, qysh të hënën e ardhshme.