Site icon Telegrafi

Prishet trafoja, një pjesë e Prishtinës mbetet në terr

Sot pasdite, si pasojë e prishjes në fushën transformatorike 110/10kV në anën 10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, nga ora 18:35 një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion kanë mbetur pa energji elektrike, njofton KOSTT.

Sipas njoftimit për media, ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT kanë dalë menjëherë në terren ku po punohet për eliminimin e defektit, në mënyrë që të stabilizohet sa më shpejt furnizimi me energji elektrike.

KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike si pasojë e kësaj prishje./Telegrafi/

Exit mobile version