Telegrafi

Prishet tankeri në Bosfor, bllokohet trafiku detar

Rojet bregdetare në Turqi kanë njoftuar se Bosfori një prej kanaleve më të frekuentuara ujore, është bllokuar për shkak të një problemi teknik në një tanker.

Rojat bënë të ditur se është raportuar një prishje në tanker që transportonte vaj luledielli, e punonjësit janë dërguar vendin e ngjarjes për ta sanuar prishjen, transmeton Telegrafi.

Një incident i ngjashëm ndodhi javën e kaluar, kur trafiku ujor në Bosfor u bllokua për më shumë se një orë.

Bosfori në Stamboll lidh Detin e Zi me Mesdheun, e konsiderohet si një prej korridoreve më të frekuentuara nga anije të ndryshme nga e mbarë bota. /Telegrafi/