Site icon Telegrafi

Prishet ora olimpike

Ora ishte në qendër të ceremonisë me të cilën u shënua 500 ditë deri në fillimin e spektaklit të madh sportiv vitin e ardhshëm. Ky aparat tregon ditët, orën, minutat dhe sekondat.

Numërimi së prapthi në ekranin digjital u ndal në ditën 500, shtatë orë, gjashtë minuta dhe 56 sekonda, njoftoi BBC. Zyrtarët e kompanisë “Omega” njoftuan se kanë nisur hetimet lidhur me problemet teknike në aparat. /Telegrafi/
 

Exit mobile version