Një mysafir në një aheng familjar në fshatin Shkozë të Prizrenit është plagosur lehtë nga në fragment i predhës së armës së zjarrit.
Sipas Policisë, i plagosuri ka kërkuar trajtim mjekësor në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.
Kurse, i dyshuari i këtij rasti është vetë dorëzuar në polici dhe i ka sqaruar rrethanat e rastit.
“Është sekuestruar një pistoletë e llojit “Sing Sauer” 9X19mm. Me 46 fishekë. Hetues policorë dhe krim teknikët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetime. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon të qytetarët që të tregojnë vetëpërmbajtje në përdorimin e armëve në ahengje familjare, në të kundërtën do të përballen me pasoja që i parasheh ligji”, thuhet në komunikatën e Policisë Rajonale në Prizren.