Paris Saint-Germain arriti të shkruante mbrëmë histori, pasi ishte hera e parë për ta që do të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve.
Skuadra franceze fitoi 3-0 kundër Rasenball Sport Leipzig në gjysmëfinale me golat e Marquinhos, Angel di Marias dhe Juan Bernat.
Por, pamje jo edhe aq të mira janë publikuar nga Parisi, aty ku tifozët kishin dalë të festonin suksesin e skuadrës së tyre.
Así volvió el PSG anoche al hotel. Neymar, llevando el control de la celebración. Noche histórica para el equipo de Tuchel. #UCL pic.twitter.com/oudVQa79Jq
— Fútbol Total ⚽ (@FT_Total) August 19, 2020
Mirëpo, policia franceze nuk ka treguar mëshirë për ta, duke i sulmuar me gaz lotsjellës, në mënyrë që të shpërndaheshin.
Me gjasë ky intervenim i policisë u bë për shkaku të kujdesit ndaj COVID-19 dhe mos të lejohej mbledhja në publik e tifozëve.
Kujtojmë se PSG do të përballet me fituesin e duelit që zhvillohet sonte në mes të Bayern Munichut dhe Lyonit. /Telegrafi/
Y así se vivió en París. En los alrededores de los Campos Elíseos se vivieron momentos de tensión entre aficionados y fuerzas de seguridad. #PSG #UCL (Vía @ybouziar) pic.twitter.com/fYqENRalwg
— Fútbol Total ⚽ (@FT_Total) August 19, 2020