Trepça ’89 ia ka mbyllur derën Trepçës, për t’i zhvilluar ndeshjet në ‘Riza Lushta’. Një gjë e tillë për shkak të ruajtjes së terrenit, i cili është i mbingarkuar nga grupmoshat e reja.
Lajmin e konfirmoi për Arena kryetari i 89-shit, Abedin Zeka. “Jemi konsultuar me kryesinë e klubit dhe kemi vendosur që më Trepça mos t’i zhvilloj ndeshjet në stadiumin tonë”.
“Një gjë e tillë po bëhet për të ruajtur sa më shumë terrenin, i cili është i mbingarkuar sepse gjatë gjithë ditës aty ushtrojnë disa kategori të reja”, ka thënë Zeka për Arena. /Tribuna/Telegrafi/