Tre persona që vendosën të ndërtonin pa lejen përkatëse në Sarandë po procedohen penalisht.
Bëhet fjalë për shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Sarandë, R. B., 22 vjeç, banues në Korçë dhe A. T., 28 vjeç, banues në Ksamil.
Shtetasit A. B. dhe A. T. u kapën teksa kryenin punime ndërtimi, pa leje, në qytetin e Sarandës, ndërsa shtetasi R. B. u kap teksa kryente punime ndërtimi, pa leje, në zonën bregdetare, në Ksamil.
Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/