Pamjet e kamionit i cili po lëvizte nëpër një autostradë në Ankara, kur befasisht i prishen frenat derisa po ngjitej ka rrëqethur opinionin në Turqi, por që për fat të mirë është shmangur një tragjedi e madhe falë aftësive të jashtëzakonshme të shoferit Kasim Ajmergen, 61-vjeç.
Për plotë dy kilometra ka vozitur mbrapa, duke u kujdesur që të mos shkaktoj ndonjë aksident, që sigurisht se do të ishte fatal për pasagjerët brenda veturave, transmeton Telegrafi.
Ai përdori pasqyrat anësore për të vozitur mbrapa për dy kilometra, duke shmangur përplasjet e drejtpërdrejta me veturat që lëviznin në atë drejtim.
Duke folur për mediat turke pas ngjarjes së pazakontë, Ajmergen ka thënë se frikësohej se dikush mund ta pësojë, por është shumë i lumtur që nuk e ka goditur askënd.
“Falë Zotit kam ndalur kamionin, e askënd nuk e kam goditur”, ka shtuar ai. /Telegrafi/