Telegrafi

Prioriteti i LDK-së, largimi i Qeverisë Thaçi

“Ne mendojmë dhe jemi të sigurt se këtë lëmsh e ka krijuar kryeministri Thaçi, sepse i përshtatet që në postin e presidentit të ketë një njeri që nuk i thotë jo kurrë, përkundër vendimeve në dëm të Kosovës që ai i merr, përkundër asaj që një president është udhëheqës i politikës së jashtme e që duhet t’i thotë jo, sidomos kur flitet për veriun, për integritetin territorial, për heqjen në mënyrë antikushtetuese të ambasadorëve, vetëm pse nuk janë militantë të PDK-së, e shumë vendime të tjera të dëmshme”, ka thënë Osmani, shkruan Koha Ditore.

Këto komente deputetja Osmani i ka bërë gjatë një takimi që ka pasur me përfaqësues të LDK-së në Gjakovë. /Telegrafi/