Site icon Telegrafi

Prioritet zhvillimi ekonomik

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, zhvilloi sot takim me shefin e Misionit të FMN-së në Kosovë, Jacques Miniane dhe me këtë rast u diskutua për nevojën e aprovimit të ligjeve që lidhen me zhvillimin ekonomik, dhe aspektet buxhetore.

Miniane theksoi se aktivitetet kuvendore nuk duhet të vonohen sepse mund të kenë ndikim negativ në stabilitetin makro dhe mikrofiskal,si dhe mund të sjell deri te vështirësitë që lidhen me planifikimin objektiv dhe realizimin e buxhetit për vitin në vijim.

Kryetari Veseli falënderoi Miniane për angazhimin rreth ligjeve, amendamenteve të caktuara dhe buxhetit, duke vënë në dukje se përkushtimi për të vijuar punën e Kuvendit është i vazhdueshëm.

Ai theksoi se realizimi i përgjegjësive nuk duhet zhvendosur ekskluzivisht në aspektet politike, në veçanti për ligjet që kanë të bëjnë me çështjet ekonomike dhe mirëqenien sociale.

“Prioritet yni është zhvillimi ekonomik dhe ligjet që i takojnë kësaj fushe, jo vetëm kompletimi i bordeve, posaçërisht ai i AKP-së, por edhe ligjet që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve tanë. Përkushtimi ynë në këtë drejtim do të jetë i vazhdueshëm si dhe çështjet lidhur me buxhetin, sepse përgjegjësitë që i takojnë kuvendit, do të kryhen me kohë”, tha kryetari Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version