Barcelona e ka bërë prioritet rinovimin e kontratës me Marc-Andre tre Stegen.
Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, marrëveshja e re mes të dyja palëve ka mbetur në vetëm disa detaje.
Portieri gjerman ka kontratë me Blaugranasit deri në verën e vitit 2020, ndërsa klubi dëshiron që ai të rinovojë për edhe tri vite të tjera.
Barcelona e di se shumë skuadra evropiane e duan transferimin e Ter Stegen, andaj nuk dëshiron të rrezikojë në humbjen e tij.
Njëra ndër skuadrat me interesim të madh është Chelsea, që është e gatshme të shesë Kepa Arrizabalagan në këtë verë.
27-vjeçari është njëri ndër portierët më të mirë në botë dhe natyrisht se klubet evropiane e duan transferimin e tij. /Telegrafi/