Telegrafi

Prioritet, 20 përqindëshi i punëtorëve

Gjatë takimit me gazetarë Dino Asaj, kryetar i Bordit të Drejtorëve, theksoi se në vitin e ardhshëm prioritetet e Agjencisë do të vazhdojnë të mbeten shpërndarja e 20%-it të punëtorëve, nënshkrimi i kontratave dhe transferimi sa më i shpejtë i aseteve dhe pronës tek pronarët e rinj, likuidimi i ndërmarrjeve të privatizuara, si dhe vazhdimi me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore.

Asanaj falënderoi stafin e AKP-së për punën e shkëlqyeshme gjatë tre muajve të fundit, Komisionin Evropian si donatorin e vetëm të Agjencisë, si dhe Zyrën e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar për ndihmesën e tyre në Bordin e Drejtorëve të AKP.

Gjithashtu, ai falënderoi edhe mediat për interesimin e tyre në procesin e privatizimit si dhe për informim të drejtë mbi këtë proces. /Telegrafi/