Site icon Telegrafi

Prinslo e Levine në pritje të fëmijës së parë

Modelja Behati Prinslo është shtatzënë dhe pret fëmijën e parë me këngëtarin Adam Levine.

Sipas burimeve të “US Weekly” modelja e ‘Victoria’s Secret’, është 3-4 muaj shtatzënë dhe burri i saj rokeri i njohur është më se i lumtur që do të bëhet baba.

Çifti kishte bërë të ditur se ëndërron të ketë fëmijë qysh kohë më parë. “Sigurisht se do të kemi”, kishte thënë këngëtari i “Sugar” një muaj pas martesës në korrik të 2014-ës.

Dyshja është në lidhje që nga 2012.

Exit mobile version