Skuadra e fundit në renditje, dy javë para mbylljes së afatit kalimtar në Kosovë, po prinë me përforcime. Ajo të shtunën ka kaluar edhe Trepçën ’89, që gjatë dimrit solli gjatë lojtarë. Fushë Kosova deri më tani ka marrë shtatë sosh, pa llogaritur edhe trajnerin Sami Sermaxhaj me të cilin arritën marrëveshje në fillim të këtij viti.
Të ardhurit janë: Premton Muja e Genc Sermaxhaj (Gjilani), Besmir Xhika (Lepenci), Suad Saliagiq (Trepça ’89), Mërgim Pevqeli (Ramiz Sadiku), Leutrim Krasniqi (2 Korriku), dhe Taulant Haliti, me të cilin arritën marrëveshje të shtunën. Haliti ka qenë pjesë e Prishtinës dhe Ferizajt. Trajneri Sami Sermaxhaj tregohet modest dhe thotë se të ardhurit vetëm sa po i mbulojnë lojtarët e larguar dhe të lënduar.
“I kemi tri largime (Triumf Shabani, Alban Shillova e Fuad Karabegu), të cilët po mundohemi t’i zëvendësojmë, sikurse dy të lënduarit, Qëndrim Kida e Visar Gojnovci. Sidoqoftë, përforcimet nuk i kemi përfunduar, mendojmë që deri në fund të afatit kalimtar të marrim edhe ndonjë lojtarë. Ky afat nuk jep shumë mundësi për t’u plotësuar të gjitha dëshirat”, thekson Sermaxhaj për Arenën. /Arena/Telegrafi/