Telegrafi

Prindërve u ishte thënë se vështirë të mbijetojë, foshnja me zemrën jashtë trupit të saj tanimë është trejavëshe (Foto,+16)

Ajo ishte sa madhësia e një kokërr rrushi në mitër kur mjekët diagnostikuan një gjendje të rrallë dhe i vendosën shanset e saj për mbijetesë në “afër zeros”.

Por sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, foshnja Vanellope Hope – zemra e së cilës rrihte në pjesën e jashtme të trupit të saj – ka sfiduar ata që thonë se raste të tilla mbijetojnë një në tetë milionë, dhe tanimë është trejavëshe.

Po sipas mediave, u desh një ekip prej 50 doktorësh, mamish dhe infermierësh që ta operonin atë në një operacion rrallë të kryer me sukses në Britani.

Dhe prindërit e saj të lumtur – të cilët kishin hedhur poshtë këshillat e hershme për të ndërprerë shtatzëninë – tregojnë vajzën e mrekullisë që nuk mendonin kurrë se do ta kishin.

Siç thuhet më tej, Vanellope është duke u rikuperuar nga tre operacione të jashtëzakonshme për ta zhvendosur zemrën e saj nga jashtë gjoksit të saj brenda trupit të saj.

Gjendja e saj, ectopia cordis, u zbulua gjatë një skanimi në javën e nëntë të shtatzënisë. /Telegrafi/