Prindërit e një nxënësi kanë marrë një letër nga ‘Zonja Teague’, e cila i informon se ‘gjatë tërë javës nuk do të ketë mësim’.
Madje, ajo ka sugjeruar se, Collini i vogël ‘të qëndrojë në shtëpi dhe të luajë video lojëra’, transmeton Telegrafi.
Në letrën ku i ka informuar ‘Zotëri dhe Zonjën Walker’ për pushimin, ajo është kujdesur që të nënshkruhet se ‘Unë jam mësuesja’.
Çuditërisht, dorëshkrimi i fëmijës, gabimet drejtshkrimore, apo thjeshtë kujdesi i pazakontë i mësueses, ka bërë që prindërit të mos i besojnë djaloshit. /Telegrafi/