Telegrafi

Prindërit i ‘tradhtuan’ grabitësit e mitur të bankave në Houston – fëmijët i dorëzojnë personalisht në polici pasi u publikuan pamjet

Shumica e fëmijëve i kalojnë pushimet e tyre pranverore të shkollës duke luajtur video-lojëra, duke parë televizor ose duke u shoqëruar me miqtë e tyre, por tre të mitur nga Houstoni vendosën ta shfrytëzonin kohën e lirë duke grabitur një bankë lokale.

Policia pretendon se tre djemtë hynë në një degë të bankës “Wells Fargo” në zonën e Greenspoint në veri të Houstonit, pasi arritën të neutralizonin rojën dhe morrën një sasi të parave, u larguan nga vendi i ngjarjes dhe menduan se çdo gjë përfundoi siç planifikuan ata.

Kur policia arriti dhe kontrolloi pamjet e kamerave, ata u tronditën kur panë se grabitësit e bankës ishin tepër të rinj, raporton odditycentral.

Pasi kontrolloi kamerat e bankës, FBI filloi të vendoste postera ku shkruhej “A i njihni këta ‘Çamarroka të vegjël?’ Besojeni apo jo, ata thjesht grabitën një bankë.”

Menjëherë pas publikimit të fotove të tre autorëve, prindërit e dy djemve më të vegjël dorëzuan djemtë e tyre.

Policia nuk ka zbuluar ende nëse dikush tjetër ishte i përfshirë në grabitjen e çuditshme, por tani për tani tre fëmijët e moshës 12, 12 dhe 16 vjet akuzohen për grabitje me kërcënim, një krim i shkallës së dytë.

Nëse vërtetohet fajësia, ata mund të përballen me punë në shërbim të komunitetit derisa të mbushin 18 vjeç ose burg për të mitur derisa të mbushin 19 vjeç. /Telegrafi/