Kur bëhet fjalë për shpimin e veshëve të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, publiku është i ndarë.
Ndërsa disa e bëjnë këtë për arsye kulturore, e të tjerë sepse u pëlqen, ka edhe nga ata që janë kundërshtarë të mëdhenj të prindërve që t’u shpojnë veshët fëmijëve të tyre deri sa të rriten sa të thonë vetë nëse e duan fare.
Katie Schadell i shpuan veshët në moshën tre muajshe, ndaj vendosi të bëjë të njëjtën gjë me vajzën e saj. Ajo ka publikuar një video në TikTok në të cilën vajza e saj është ulur në krahët e babait. Fëmija është duke fjetur dhe sapo punonjësja e bizhuterive ia shpon veshin, ajo dridhet dhe fillon të qajë.
@katiebartrum My poor babygirl ❤️?? You can tell her daddy was on edge, we both were. But she looks so beautiful ? #3monthsold #earspierced #claires #fyp #viral #foryou ♬ I Get to Love You – Acoustic – Mysha Didi
Megjithatë, drama nuk mbaroi me kaq, pasi pistoleta i ngeci në llapë të veshit. Ndërkohë që punonjësi tentoi ta hiqte, foshnja qau pa ngushëllim dhe në fytyrën e babait mund të lexohej shqetësimi.
Katie pranoi se skena “i theu zemrën”, por edhe kjo nuk mjaftoi për të parandaluar kritikat e shumta ndaj saj.
Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) rekomandon që prindërit të presin derisa fëmijët të rriten mjaftueshëm për të marrë vendimin e tyre për shpimin e veshit. Rekomandimi i AAP-së synon të lejojë fëmijët të marrin vendimet e tyre për trupin e tyre. Një avantazh tjetër i pritjes është se fëmija do të jetë në gjendje të kujdeset për pastrimin e tij pas piercing, duke ulur kështu mundësinë e infektimit.
Nëse ende dëshironi ta merrni atë vendim në emër të fëmijës suaj, ka disa faktorë kyç për t’u marrë parasysh. /Telegrafi/