Një arsimtare e gjuhës shqipe po bojkotohet nga prindërit dhe nxënësit e shkollës “Atë Gjergj Fishta” në fshatin Jagodëm të Klinës, për ta kundërshtuar pranimin jo të ligjshëm sipas tyre të kësaj arsimtareje, njofton Klan Kosova.
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Klinës e ka hapur konkursin, tek pasi ajo ka filluar punën. Kjo çështje madje ishte ngritur edhe në mbledhjen e Kuvendit Komunal muajin e kaluar.
Drejtori i kësaj shkolle, Ndue Gjergjaj, i tha Klanit përmes telefonit, arsimtaren e ka punësuar drejtori i arsimit, Hajdin Morina.
E, ky i fundit, pa dashur të prononcohet para kamerës ka thënë ka konfirmuar punësimin e arsimtares para hapjes së konkursit.