Telegrafi

Prindërit publikojnë pamjet e abuzimit të fëmijës së tyre në një kopsht në Sarajevë (Video)

Në mediat sociale është publikuar një video e cila tregon se si një edukatore abuzon një fëmijë.

Sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë edukatoren, emri i së cilës thuhet të jetë Amila Haseçiq në një kopsht fëmijësh në Sarajevë.

Po sipas mediave vendase, pamjet janë publikuar nga Zejd Shoto, familja e të cilit po lufton një betejë ligjore që nga viti 2016 kur ndodhi incidenti, por pa sukses.

Kjo, edhe siç thuhet tutje, është arsyeja pse ata postuan një filmim për të paralajmëruar prindërit e tjerë.

Autoritetet, siç bëhet e ditur, kanë pretenduar se nuk dinin për rastin e abuzimit, aktori kryesor i të cilit ishte Amila Haseçiq.

Prindi Zejd Shoto ka publikuar një video dhe një shpjegim të incidentit.

Ata besonin se bëhej fjalë për një kopsht të mirë, kur e kuptuan se drejtori ishte miku i tyre. Megjithatë, gjërat nuk u zhvilluan sipas planit. /Telegrafi/