Telegrafi

Prindërit protestë para Kryeministrisë për mbylljen e kopshtit turk në Tiranë

Pas mbylljes së kolegjit “Mehmet Akif” në Tiranë, Ministria e Arsimit dhe Sportit dha urdhër në datën 15 shtator që të mbyllej edhe kopshti “Zubeyde Hanim”, pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal Education”.

Prindërit, të cilët dërgonin fëmijët në këtë institucion, kanë kundërshtuar mbylljen e kopshtit duke thirrur një protestë soy para Kryeministrisë.

Prindërit e cilësojnë si të padrejtë vendimin e qeverisë për mbylljen e kopshtit.

“Më duket e padrejtë. Për momentin kemi menduar këtë protestë. Kjo protestë sot do të zgjasë deri në orën 12:00. Unë po pres që qeveria do bëjë diçka”, u shpreh një nga prindërit.

Janë 253 fëmijë që penalizohen nga ky vendim i qeverisë.

Protesta po organizohet nën sloganin “Reago për fëmijën tënd, Protesto për padrejtësinë”.

Kujtojmë se disa ditë më parë, prindërit e fëmijëve të këtij institucioni firmosën një peticion dhe e dorëzuan në MAS për anulimin e vendimit. /Euronews Albania/