Site icon Telegrafi

Prindërit pranojnë se vajza e tyre mësoi të ngritet si tetëjavëshe, tani që i ka më pak se katër muaj po qëndron në këmbë pa ndihmën e askujt

Një baba pretendon se foshnja e tij ka mësuar të ngritet pa ndihmën e askujt dhe atë ende pa i bërë tetë javë jetë, duke i dhënë kështu epitetin e foshnjës më të fuqishme në botë.

Tezra Finn-Johnston, 31-vjeç dhe e dashura etij Emily Derrick, 23-vjeç që jetojnë në Kingswood të Bristolit, kishin vërejtur fuqinë e pazakontë të vajzës së tyre që kur u larguan nga spitali, transmeton Telegrafi.

Dyshja pretendojnë se qysh në ditët e para të jetës kishte arritur pa ndihmën e askujt ta ngrit kokën larg, ndërsa tani edhe pse vetëm 15-javëshe po qëndron në këmbë pa e mbajtur askush.

Ajo  mund të jetë fëmija më i ri për nga mosha që po arrin të bëjë një gjë të tillë, por rekordi zyrtar i librit të rekordeve Guiness regjistrohet vetëm në rast se foshnja fillon të ecë. /Telegrafi/

Exit mobile version