Site icon Telegrafi

Prindërit nuk shërojnë vajzën për shkak të besimit fetar, ajo vdes (Foto)

Një çift nga Michigani i Shteteve të Bashkuara po akuzohen për vrasjen e vajzës së tyre, pasi refuzuan që ajo t’i nënshtrohet mjekimit pasi vuante nga verdhëza dhe si pasojë e kësaj ajo vdiq.

Rachel Joy Piland 30-vjeçe dhe bashkëshorti i saj Joshuar Barry Piland 36-vjeç, kishin një vajzë Abigail Piland e cila me 6 shkurt u sëmur, transmeton Telegrafi.

Por, edhe pse u diagnostifikua me verdhëz dhe mjekët u mundonin t’i bindin që ta dërgojnë në spital për tretman, ata duket se nuk besonin edhe aq shumë në mjekësinë e avancuar.

Lidhur me shërimin e vajzës ata ishin këshilluar edhe nga fqinja e tyre e cila kishte ndihmuar dyshen të rrisin dy fëmijët tjerë, e cila ishte e bindur se gjendja e saj shëndetësore do të përkeqësohet nëse nuk dërgohet në spital.

Ajo u kishte thënë se Abigail mund të pësoj dëmtime të rënda në tru apo të vdesë nëse nuk trajtohet nga mjekët. Këto fjalë ajo ua kishte thënë edhe detektivit Peter Scaccia.

Por, ata ishin të vendosur që mos ta bëjnë një gjë të tillë pasi besonin se “Zoti nuk bën gabim”, duke pretenduar se vajza e tyre është e shëndoshë. Dhe vetëm pas një dite, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe filloi të vjell e kollit gjak.

Në vend se ta dërgojnë te mjeku, nëna e saj Rachel e kishte vënë afër dritares të veshur vetëm me pelena dhe duke e ngrohur trupin e saj me tharëse të flokëve, transmeton Telegrafi.

Por, duke parë se bija e saj nuk ishte mirë, Rachel i telefonoi nënës së saj Rebecca Kerr, të cilës i tha se fqinja i kishte thënë se ngjyra e lëkurës së foshnjës së saj nuk ishte siç duhet të jetë.

Dy ditë më pas ajo vërejti se hunda e Abigail po rridhte gjak dhe nuk mund të hante e as të merrte frymë. Dhe nga neglizhenca vogëlushja e pafajshme ndërroi jetë në agoni. Dhe kur policia u telefonua nga fqinja dhe u futën në shtëpinë e çiftit, gjetën kufomën e vogëlushes.

Ata përfunduan në burg dhe autopsia konfirmoi se vdekja e vogëlushes kishte ardhur për shkak të idhujtarisë dhe se po të kurohej do të shpëtonte pa asnjë pasojë. Tashmë prindërit rrezikojnë deri në 15 vjet burg për vrasje. /Telegrafi/

Exit mobile version