Telegrafi

Prindërit mësyjnë librarinë “Dukagjini” për të blerë tekstet shkollore

E shtuna e 2 shtatorit nuk i ka gjetur shumë prindër duke pushuar por duke blerë libra në librarinë “Dukagjini” për fëmijët e tyre.

Fluksi i tyre ka qenë i madh edhe në pikën statike të librarisë në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës.

Ata shprehen të kënaqur me shërbimin e shpejtë dhe të lehtë të kësaj pike shitëse.

Disa prej tyre kanë ardhur nga qytetet e tjera të Kosovës, pasi në komunat e tyre mungojnë disa tekste shkollore.

Lexo po ashtu Vendimi i MASHT-it shkakton tollovi, libraria “Dukagjini” fton prindërit të furnizohen me libra edhe në pikën në Lakrishte

Përfaqësuesja e librarisë “Dukagjini”, Klarita Demiri, ka thënë se kanë hapur pikën e përkohshme që gjendet pranë shkollës “Xhevdet Doda”, shkaku i kërkesave të mëdha, një ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor.

Më tutje ajo ka bërë të ditur se libraria Dukagjini ka libra mjaftueshëm për t’i përmbushur nevojat e nxënësve.

Përveç pikës në “Lakrishtë”, librarinë Dukagjini mund ta gjeni edhe në dy pika tjera, në sheshin “Nënë Tereza” dhe në qendrën tregtare “Prishtina Mall”.