Telegrafi

Prindërit me krenari postojnë imazhe të fëmijëve të tyre duke mbajtur në duar armë të ndryshme (Foto)

Duket se disa prindër ende nuk e kanë kuptuar se fëmijët e tyre janë ende të vegjël, që të mësojnë të përdorin në mënyrën apo t’i mbajnë në duar.

Kështu ka ndodhur me disa prindër që kanë postuar fotografi në rrjetet sociale, ku shihen fëmijët e tyre duke mbajtur në duar armë të kalibrit të ndryshëm, edhe disa prej tyre bazuar në pamjet dukeshin se janë ende bebe, transmeton Telegrafi.

Imazhet besohet se janë shkrepur në vende të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, ku shihen fëmijë të moshave të ndryshme duke mbajtur në duar revole dhe pushkë të kalibrit të ndryshëm.

Por këto imazhe kanë shkaktuar reagime të ashpra tek përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët kanë kritikuar ashpër prindërit që kanë inkurajuar fëmijët të mbajnë apo përdorin armët. /Telegrafi/