Telegrafi

Prindërit harruan foshnjën brenda veturës në 38 gradë në Teksas, kalimtarët e rastit i dolën në ndihmë – thyen xhamin për ta nxjerrë

Në Arlington në shtetin amerikan të Teksasit, është filmuar shpëtimi nga një veturë e mbyllur e një foshnjeje, prindërit e të cilit e lanë në një parking në një temperaturë gati 38 gradë Celsius.

Gazeta britanike “Daily Mail” raporton se prindërit i kanë thënë policisë se i kanë lënë aksidentalisht çelësat në veturë, për këtë arsye babai i foshnjës ka tentuar në mënyrë të dëshpëruar të thyejë xhamin e përparmë me një shufër hekuri, transmeton Telegrafi.

Një kalimtar i rastit i erdhi në ndihmë me një shufër më të madhe dhe në njëfarë mënyre ata arritën të hapnin një vrimë aq të gjerë sa dikush të fuste duart dhe të merrte foshnjën.

Policia ka deklaruar se prindërit kanë telefonuar vetëm kur kanë nxjerrë foshnjën jashtë, dhe më pas ka mbërritur autoambulanca dhe e ka ekzaminuar fëmijën.

Mësohet se foshnja ka qenë e mërzitur, por në gjendje të brishtë dhe se ndaj prindërve nuk pritet të nisë asnjë hetim.

Nuk dihet sa kohë ka qenë foshnja në veturë, por thuhet se mjaftojnë dhjetë minuta që temperatura në një veturë të mbyllur të rritet me rreth shtatë gradë Celsius. /Telegrafi/