Telegrafi

Prindërit garojnë në ndërrimin e pelenave të tre fëmijëve të tyre (Video)

Një çift bashkëshortor nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, e kanë sfiduar njëri-tjetrin se cili është më i shpejtë, në ndërrimin e pelenave të fëmijëve të tyre.

Ryan dhe Desiree Fortin, e kanë regjistruar procedurën e pastrimit dhe veshjes së një rrobe të brendshme, të Charlize, Sawyer dhe Jax.

Në videon e titulluar “Nëna dhe Babai në Luftën e Pelenave”, ata shfaqen ndaras, në përpjekje për të treguar se cili është më i shpejtë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse Ryan është shumë efikas, gruaja tij Desiree ia del të jetë më e shpejtë se ai. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=NqeLPiMUzWs